Orthodox Church Music
  • about
    • board
    • constitution
  • membership
    • join
    • current
  • conferences
    • 2011
    • 2009
    • 2007
    • 2005
    • nonISOCM
  • resources
    • library
    • links
    • journal
    • photos
    • av
    • publications
  • news
    • archive
  • contact

ISOCM on facebookISOCM on YouTube
; english русский язык Ελληνικά ქართული ენა suomi românește język polski français 日本語 български език gjuha shqipe dansk svenska italiano čeština украї́нська мо́ва српски

Mirë se erdhët tek ISOCM
Shoqata Ndërkombëtare për Muzikën e Kishës Ortodokse (The International Society for Orthodox Church Music - ISCOM) u themelua për t’u krijuar studiuesve, kompozitorëve, këngëtarëve dhe studentëve mundësi për t’u takuar, për të këmbyer përvojat dhe rezultatet e punës së tyre dhe për të marrë pjesë në konferenca në mbarë botën.

Kjo faqe interneti i ndihmon ISOCM të arrijë qëllimet e përmendura duke ndihmuar muzikantët në zbulimin e materialeve, dorëshkrimeve digitale dhe në këmbimin e ideve për të ndikuar në shtimin e burimeve muzikore.

ISOCM mundohet të realizojë këto përpjekje për studentë të muzikës liturgjike ortodokse në të gjithë botën, duke zgjeruar njohuritë dhe nxitur kreativitetin në fushën e të kënduarit në kishën Ortodokse. ISOCM beson shumë në ngritjen e standarteve, në rëndësinë e grupeve studimorë ndërkombëtarë ndërdisiplinorë si edhe në shmangien e dublikimit të panevojshëm të përpjekjeve.

ISOCM vazhdon të kërkojë rrugë për të përforcuar unitetin e Ortodoksisë në rrugë konkrete për njerëz që jetojnë në shoqërinë moderne. Anëtarësimi në ISOCM është i hapur për këdo brenda çdo kishe ose juridiksioni kombëtar.

Kontaktet dhe këmbimet/udhëtimet e koreve ndërmjet muzikantëve të cilët kanë marrë pjesë në konferencat e para të ISOCM tregojnë se qëllimet Shoqatës po arrihen. Ne shpresojmë se ju do bashkoheni me ne në këto përpjekje!

Informohuni më tej

   
© 2012 The International Society for Orthodox Church Music (ISOCM) | All Rights Reserved